Eurodeputetët të shqetësuar për emërimin e Vulinit në krye të BIA-s, i njohur për qëndrimet anti-BE dhe retorikën pro-Kremlin

by informim

Situata në ndërmarrjen Elektroenergjetike, financimi shtetëror i Telekom Serbia dhe informacioni që Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA), nën udhëheqjen e Aleksandër Vulinit i dha Rusisë për opozitarin Vladimir Kara-Murzën, i dënuar me burg, janë vetëm një pjesë e amendamenteve të reja që janë dorëzuar nga deputetët e Parlamentit Evropian në raportin për Serbinë.

Njëmbëdhjetë amendamente të tjera janë dorëzuar në raportin prej 104 pikash, i cili është miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), i cili do të diskutohet në seancën plenare.

banner

Deputetët e Liberalëve, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve kërkojnë që raporti të përfshijë “shqetësimet për emërimin e drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij anti-BE dhe retorikën pro-Kremlinit dhe i cili në të kaluarën ndante informacione me autoritetet ruse për takimet e opozitarët rusë në mërgim”, duke shtuar rastin konkret të gazetarit dhe aktivistit politik Vladimir Kara-Murza, i cili u dënua me 25 viet burg në Rusi.

Ditë më parë, autori i raportit Vladimir Biliqik është shprehur se Serbia mbetet i vetmi vend që nuk është rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së sa i përket sanksioneve.

Po ashtu, raporti shpreh shqetësim edhe për uljen e mbështetjes publike për anëtarësimin e Serbisë në BE. Vlerësohet se ky është rezultat i retorikës politike të gjatë anti-BE dhe pro-ruse që “është shpërndarë gjerësisht përmes medieve të kontrolluara nga Qeveria, si dhe nga zyrtarët e Qeverisë dhe dështimi i madh i palës zyrtare për t’u përballur me të kaluarën e Serbisë”.

Eurodeputetët i kanë bërë thirrje BE-së të rishikojë shtrirjen e ndihmës financiare që i jep Serbisë nëse vazhdon të mbështesë regjimet anti-demokratike dhe i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të sigurojë që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me strategjinë, qëllimet dhe interesat e saj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy