Roma do të zbresë në fushë në Stadio Olimpico të enjten për t’u përballur me Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. Ndeshja do të zhvillohet në orën 21, ndersa në kanalin zyrtar të UEFA-s janë publikuar edhe emrat e arbitrave.
Anglezi Michael Oliver do të drejtojë ndeshjen ndersa asistentë do të jenë Stuart Burt dhe Lee Betts dhe IV Man Craig Pawson. Stuart Attwell do të merret me VAR-in, ndërsa AVAR-i do t’i besohet Chris Kavanagh.
Fishkellima angleze nuk ka kryqëzuar kurre rrugët me Romën. Në përgjithësi, rekordi i tij me ekipet italiane është 5 fitore (Inter-Benfica, Juventus-Sporting 2-1, Champions 2017-18; Real Madrid-Juventus 1-3 Champions 2017-18; Atalanta-Valencia 4-1, Champions 2019-20 ; Lazio-Zenit 3-1, Champions 2020-21), 2 barazime (Galatasaray-Lazio 1-1, Europa League 2015-16; Leipzig-Atalanta 1-1, Europa League 2021-22) dhe 2 humbje (Fiorentina-Basel 1-2, Europa League 2015-16; Feyenoord-Napoli 2-1, Champions League 2017-18).
Një episod i hidhur e lidh arbitrin me skuadrat italiane. Nese ju kujtohet, në fund të ndeshjes së 2018-ës mes Real Madridit dhe Juves (të cilën bardhezinjtë e humbën 3-1) portieri Buffon tha: “Arbitri ka një kosh plehrash në vend të zemrës”? Ishte fjala ishte pikërisht për Oliverin, fajtor se kishte fishkëllyer një penallti të dyshimtë në kohën shtesë, fatale për Juventusin.