iPhone 15 Pro Max do të jetë modeli më i përmirësuar nga të gjitha modelet e iPhone që do të lansohen gjatë këtij viti. Thuhet se Apple është duke u fokusuar në kamerën e brendshme, dhe ndërsa dy modelet ‘Pro’ supozohet të kenë një sensor primar të pandryshuar, modeli më i madh do të ketë aftësi të avancuara të zmadhimit të imazhit dhe kapjes së videos.
Zërat për këtë përmirësim kanë filluar që nga fillimi i vitit 2022, megjithëse flitej se iPhone 15 Pro, më i vogël dhe më i lirë, do të kishte gjithashtu një kamerë me zmadhim periskopik. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi, duke lejuar Apple të përfitojë nga ky përmirësim duke i tarifuar më shumë klientët.
Sa i përket aftësive të zmadhimit, raporti ynë i mëparshëm tregoi se iPhone 15 Pro Max do të jetë në gjendje të kapë imazhe dhe video me zmadhim 6x, më shumë se dyfishi i kufirit të zmadhimit të iPhone 14 Pro Max.
Po flitet poashtu se këtë vit Apple po fokusohet më shumë në regjistrimin e videove dhe se iPhone 15 Pro Max u destinohet profesionistëve krijues. Kur bëhet fjalë për kapjen e pamjeve me zmadhimin 6x të aktivizuar, do të jetë interesante të shihet se si pajisja trajton dridhjet intensive të kamerës dhe se si Apple synon të reduktojë një dridhje të tillë në video.
Për këto veçori ekskluzive ia vlen të pritet, por nëse po planifikoni të investoni për këtë pajisje këtë vit, padyshim që do t’ju kushtojë shtrenjtë.
Sipas vlerësimeve tona, prodhimi i iPhone 15 Pro Max duhet t’i kushtojë Apple rreth 568.8 dollarë, që është 20% më shumë se iPhone 14 Pro Max. Ky do të jetë çmimi i prodhimit, ende nuk dihet sa do të jetë çmimi që do ta paguaj blerësi i fundit. Kjo teknologji ka të ngjarë të kushtojë një çmim të shtrenjtë prandaj përgatitni kuletat tuaja për tremujorin e fundit të 2023.