Kosova sot feston 9 majin- Ditën e Evropës

by informim

Dita Evropës mbahet çdo vit më datën 9 maj, datë e cila përkon me Deklaratën e Schumanit, hera parë që u propozua për krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, paraardhësi i Bashkimit Evropian.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot në Prishtinë do të shënojë Ditën e Evropës 2023 me disa aktivitete.

banner

Në orën 11:30,  së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Szunyog do të zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rruga Kosova 1, si dhe do të japë një deklaratë për Ditën e Evropës për media.

Në vazhdim, në orën 12:00, ambasadori Szunyog do të marrë pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë” në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe në orën 18:00 do ta hapë ekspozitën “Vala tjetër”, gjithashtu në Shtëpinë e Evropës.

Në orën 20:00, Szunyog do ta hapë Koncertin e Chopin Piano Fest të Ditës së Evropës në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Po ashtu do të jenë edhe tre aktivitetete të tjera të ditës:

 Masterklasa “Aftësitë e artit në rrugë”  në orën 12:00, Ekspozita “Vala tjetër” e cila hapet në orën 18:00, të dyja në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë; dhe

Chopin Piano Fest i cili hapet në orën 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Dita Evropës është një mundësi për qytetarët që të mësojnë më shumë mbi atë çka bën BE dhe për të debatuar çështjet që i japin formë së ardhmes.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy