Mitrovica Veriore: Aksion për laborator nakroktikësh – ju del minierë kriptovalutash!

by informim

Në një aksion policor në rrugën “Rudarske Çete” në veriun e Mitrovicës, zyrtarët policor kishin informatën për lokacionin se ekziston një laborator për prodhimin e lëndëve narkotike. Aksioni ka filluar rreth orës 11:00 dhe është nisur nga Njesiti për Luftë Kundër Narkotikëve dhe Doganës së Kosovës,

“Para rreth një jave kemi marrë informatë se në këtë vend ka një laborator për prodhimin e narkotikëve”, ka konfirmuar për media, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

banner

Mirëpo në vendndodhje gjatë kryerjes së aksionit, aty nuk gjetën atë për të cilën erdhën, por, siç tha Elshani, pajisje të minierave të kriptomonedhave.

Elshani ka treguar se rasti tani është nën juridiksionin e doganës, e cila menjëherë ka konfiskuar pajisjet. “Është një shkelje doganore, ndaj tani është edhe juridiksioni i tyre. Ata do të vlerësojnë vlerën e pajisjeve të sekuestruara. Elshani ka theksuar se, nëse vlera është më e madhe se 5000 euro, ndaj pronarit do të duhet të ngritet kallëzim penal.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy