Policia e Kosovës ka konfiskuar në Mitrovicë disa pajisje për prodhimin e kriptovaluatave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani tha se aksioni ka ndodhur sot rreth orës 11:00
“Më datën 09.05.2023 rreth orës 11:00 Njësia e Hetimeve kundër narkotikëve DRP- Veri e mbështetur nga njësit DRP-Vero pas një pune hetimore-operative ka arritur të lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën ‘Qeta e Mintaroëve’, ky i dyshuari kishte pasur pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, deklaroi ai.
Elshani njoftoi se është bërë konfiskimi këtyre pajisje: Antiminer T9- 16 copë. Antiminer S9 – 13 copë. Kartela Grafike 4Gb 32 copë. Kartela Grafike 8 Gb 33 copë. Power Suplyer 10 Copë./Telegrafi/