Argjentinasi Lionel Messi u shpërblye në mbrëmjen e Laureus të sportit të hënën në Paris, duke përfshirë edhe çmimin e sportistit të vitit.
Një tundje e lehtë e kokës, një gjysmë buzëqeshje dhe kaq. Në tapetin e kuq, Lionel Messi ikën nga kamerat dhe mikrofonat. Pak orë pas rifillimit të stërvitjes me Paris Saint-Germain, Lionel Messi veshi smoking në mbrëmjen e së hënës së 8 majit për të marrë çmimin për World Sportsman në Laureus Awards që shpërblejnë sportistët më të mirë të të gjithë vendit dhe të gjitha sporteve. Arratisja saudite e kampionit të botës dhe ndëshkimi i tij nga PSG ishin në mendjen e të gjithëve.
Por për të patur një deklaratë nga Lionel Messi duhej pritur ceremoninë e çmimit dhe një fjalimi i tij. “Këtë vit pata shansin të përmbush ëndrrën time më të madhe: të bëhem kampion bote me kombëtaren time. Kjo më ka kërkuar shumë gjatë karrierës sime sepse pavarësisht gëzimeve me Barcelonën, ka pasur shumë trishtim me kombëtaren sepse nuk i kisha arritur objektivat e vendosura”, tha argjentinasi.
Lionel Messi flet për kombëtaren dhe Barcelonën por asnjë fjalë për klubin e tij prej dy sezonesh, Paris Saint-Germain. Dhe kur ai kthehet në skenë për një çmim të dytë, atë të ekipit të vitit me bashkelojtaret e skuadres se Argjentinës, sulmuesi parizien tha: “Të gjithëve u pëlqen të fitojnë dhe duan të fitojnë, por unë besoj se respekti është më i rëndësishmi”.
Një respekt që Messi e meriton, sipas ish-kapitenit të PSG-së, brazilianit Raï: “Me gjithë historinë e tij, sjelljen e tij gjatë gjithë jetës dhe atë që përfaqëson për futbollin, besoj se ai është dikush që meriton shumë respekt”.
E njëjta mbështetje nga një ish-legjende e Parisit, David Ginola: “Nëse Paris Saint-Germain do të fitonte, ne nuk do të kishim këtë lloj diskutimi,” shpjegon ish-sulmuesi i PSG. Fatkeqësisht, nuk është kështu. Por nuk është faji i Leo Messit”. Gjatë mbrëmjes, Lionel Messi u pa në një bisedë të thellë me Robert Lewandowskin, sulmuesin e FC Barcelonës ku ende shpresohet rikthimi i argjentinasit.