Szunyog: BE-ja po luan një rol vendimtar në Ballkan në promovimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

by informim

Bashkimi Evropian nuk është vetëm një bashkim politik dhe ekonomik. Bashkimi Evropian është një projekt për ndërtimin e paqes, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllim të promovimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Evropë, është shprehur ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog teksa mori pjesë në aktivitetet festive të Ditës së Evropës.

Sipas Szunyogut, BE-ja po luan një rol vendimtar në Ballkan në promovimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

banner

“BE-ja luan një rol vendimtar në Ballkanin Perëndimor në promovimin e dialogut dhe pajtimit, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është shumë e rëndësishme që negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të vazhdojnë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që ato të sjellin zgjidhje afatgjata për të mirën e popullatës në terren, dhe njëkohësisht duke ndërtuar ura ndërmjet komuniteteve”, ka thënë ai.

Edhe pse sfidues, viti i kaluar solli disa përparime, duke përfshirë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen që nga 1 janari 2024.

“Çështja e pazgjidhur e liberalizimit të vizave ka qenë si një re e zezë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë gjatë dekadës së fundit dhe jam shumë i gëzuar të them se që nga 1 janari 2024, kosovarët nuk do të kenë më nevojë për viza për vizita turistike afatshkurtra në Zonën Shengen”, theksoi Szunyog, duke falënderuar Presidencën çeke dhe suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian për kontributin e tyre në këtë drejtim.

Një tjetër arritje janë tri marrëveshjet financiare IPA të nënshkruara ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke përfshirë Pakon e Mbështetjes Energjetike, që rezultoi në sigurimin e më shumë se 200 milionë euro nga BE-ja për Kosovën si ndihmë e drejtpërdrejtë financiare, vetëm gjatë disa muajve të fundit

“Ndihma e përgjithshme financiare e BE-së për Kosovën në kuadër të IPA-s, përkatësisht Instrumentit të BE-së për Ndihmën Para-Anëtarësimit, nga viti 2007 deri më sot, ka tejkaluar 1.4 miliardë euro. Kjo ndihmë po përdoret për të ndihmuar Kosovën, ndër të tjera, për zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së saj, për përmirësimin e arsimit dhe mbrojtjen e mjedisit si dhe përafrimin e legjislacionit të saj me acquis të BE-së”, shtoi ai.

“Si ndihma jonë financiare ashtu edhe mbështetja me ekspertë janë të orientuara drejt avancimit të Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Shpresoj që deri në Ditën e Evropës të vitit të ardhshëm të kemi një zhvillim edhe më pozitiv për të festuar”, ka përfunduar Szunyog

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy