Vuçiq: Pres probleme të mëdha rreth Kosovës në fund të muajit

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është deklaruar rreth artikullit të publikuar nga gazeta amerikane “New York Times”.

Në artikull shpërfaqen lidhjet e tij me botën e krimit në Serbi. Megjithatë, ai shtoi se këtë tekst e ka parë si një paralajmërim se “CIA po iu shikon dhe po iu vëzhgon”.

banner

Ai ka shtuar se pret probleme të mëdha rreth Kosovës në fund të muajit, shkruan index.hr.

“Teksti i pakuptimtë i New York Times u porosit pesë muaj më parë”, tha ai.

Vuçiq pretendoi se në tekstin e “NYT” bëhej fjalë për “gënjeshtra që ishin botuar tashmë” për lidhjen e tij me klanin mafioz të Belivukut.

“Ky është mesazhi “CIA po ju shikon, CIA po ju vëzhgon”, nuk më trembin marrëzitë që keni shkruar”. “Do të luftoj për vendin, e ju vazhdoni gënjeni”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy