Biliçik i pakënaqur që Beogradi u bë fajtor i vetëm për çështjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

by informim

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Biliçik, ka shprehur pakënaqësinë që në raportin e kaluar në Parlamentin Evropian ka kaluar një amandament ku i është vënë Beogradit faji për çështjen rreth zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës që u mbajtën më 23 prill.

Në zgjedhjet e 23 prillit nuk mori pjesë Lista Serbe, ndërsa dalja e votuesve ishte shumë e ulët.

banner

“Unë e respektoj punën e koleges Von Cramon, por si raportues për Serbinë, nuk jam i lumtur me një nga amandamentet e kaluara sot, që vendos fajin e vetëm te Beogradi për punën e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Është mesazh që nuk ndihmon. Në një situatë të vështirë duhet të dyja palët të mbahen përgjegjëse. Por, ne jemi të bashkuar në procesin e dialogut. Nuk duam të shohim në tensione e dhunë, por zgjidhje. Zbatimi i marrëveshjeve duhet të bëhet i plotë, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit pa vonesa”, tha Biliçiq në konferencë për media.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy