31
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mes disa shkureve në afërsi të Urës së Tabakëve në Tiranë. Policia përmes një komunikate zyrtare bën me dije në pamje të parë duket se personi është një endacak.
Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat në të cilat ky person ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë.
“Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak”, njofton policia.