Nënkryetari i Kuvendjt, Enver Hoxhaj, ka takuar në Prishtinë ish-ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Denis MacShane.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka treguar se ka takuar ish-ministrin për Evropë, të Mbretërisë së Bashkuar, Denis MacShane, i cili ka qenë një ndër ministrat më të njohur të Qeverisë së ish-kryeministrit britanik Tony Blair.
“Nder ta takoj në Prishtinë mikun e madh të Kosovës, ish-ministër i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, z. Denis MacShane! Miqësia e tij me Kosovën është dhe gjithmonë ka qenë pa kushte dhe gjithnjë ka qenë i zëshëm t’ia tregojë botës të vërtetën e Kosovës dhe luftën e drejt për liri!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi nga takimi.