Kryeministrja finlandeze Sanna Marin divorcohet nga burri i saj

by

Ishin së bashku për plot 19 vjet, ndërsa ishin martuar në vitin 2020.

Kryeministrja në largim finlandez Sanna Marin është divorcuar nga bashkëshorti i saj Markus Raikkonen. Ish-çifti ka zgjedhur të bëjë publik lajmin me të njëjtin publikim ne rrjete sociale të tyre duke publikuar një foto së bashku duke buzëqeshur, ku shkruhet: “Kemi bërë kërkesë për divorc me marrëveshje të përbashkët. I jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Jemi akoma miqtë më të mirë. Ne do të vazhdojmë të kalojmë kohë së bashku si familje dhe me njëri-tjetrin. Shpresojmë që ju të respektoni privatësinë tonë. Ne nuk do të komentojmë më tej për këtë çështje”.

banner

Ata u martuan në vitin 2020, në mes të pandemisë dhe kanë një vajzë pesëvjeçare. 37-vjeçarja Marin, që pësoi në zgjedhjet e muajit të kaluar, u bë kryeministrja më e re në botë në vitin 2019 në moshën 33-vjeçare për të udhëhequr një koalicion të qendrës së majtë me 5 lidere partiake femra, 4 prej të cilave janë nën 35 vjeç. Nën mandatin e saj ajo e udhëhoqi Finlandën drejt anëtarësimit historik në NATO, por kjo nuk i mjaftoi për t’u rizgjedhur.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy