35
Kryeministri Albin Kurti do ta pres nesër herët në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit të ZKM’së, takimi do të mbahet në orën 07:30,
Një ditë pas vizitës në Kosovë, Lajçak do ta vizitojë edhe Serbinë.
Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka konfirmuar këto vizita dhe ka thënë se po bëhen për të përgatitur hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja