Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka quajtur ‘amortizer’ kryeparlamentarin Glakuk Konjufca.
Sipas tij Konjufca tenton të amortizojë opinionin politik karshi kryeministrit Kurti.
“Zoti Konjufca është amortizer. Të gjithë e dimë rolin se çka është amortizeri. Amortizeri është me i lehtësu ose me i zvogëlu dëmet e lëkundjeve që i bëhen makinës apo çfarëdo pajisje tjetër. Ky është vetëm një amortizer që tenton me amortizu opinionin politik karshi kryeministrit. Kurrgjë më shumë s’ka. Ky është ai i cili ka thënë ‘as ksi, as asi’ dhe ne ia patëm bë në veturë ‘edhe ksi, edhe asi’. E tash unë po i them këtij ‘edhe dialog, edhe Asociacion’ me këta në Qeveri. Nëse i hjekin prej Qeverisë, ndërron Qeveria, tjetër temë”, ka deklaruar Molliqaj në Këndin e Debatit në Tëvë 1.
Molliqaj ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku ka thënë se duhet një kompromis që i sjell dy rezultate: njohjen nga Serbia dhe nga pesëshja mosnjohëse e BE-së.