OJQ-të kërkojnë nga Qeveria të mos ketë qasje selektive ndaj anëtarëve të OSHP-së

by informim

Organizata të Shoqërisë Civile kanë kërkuar që të shkarkohen të gjithë anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurorimit (OSHP) që kanë votuan pro importimit të insulinave pa Autorizim Marketingu.

Nëpërmjet një komunikate, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Iniciativa për Progres, Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Demokraci dhe Lëvizja Fol, thanë të mërkurën se anëtarët që votuan duhet të shkarkohen, pos anëtares së OSHP-së, Kimete Berishës, pasi shkarkimi i vetëm Berishës, është diskriminues dhe selektiv.

“Roli i Kimete Gashit, sipas procedurës, si kryetare e paneleve shqyrtuese, në rastin e shqyrtimit të tenderit për insulina, është administrativ, bazuar në rregulloren e OSHP-së. Respektivisht, pasojat e vendimeve të nxjerra nga panelet e kryesuara nga ajo, nuk mund t’i faturohen vetëm asaj duke pas parasysh se vendimmarrja në këto shqyrtime është kolegjiale. Rrjedhimisht, të gjithë anëtarët e paneleve shqyrtuese, që kanë votuar njëjtë si Kimete Gashi, duhet të propozohen për shkarkim, dhe ndaj të njëjtëve duhet të kërkohet llogaridhënie institucionale dhe jo të amnistohen”, thuhet në komunikatë.

OJQ-të thanë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të aplikojë qasje selektive ndaj anëtarëve të OSHP-së.

“Andaj, OJQ-të e poshtëshënuara kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të mos aplikojë qasje selektive ndaj anëtarëve të OSHP-së, të plotësojë/ndryshojë vendimin për propozimin për shkarkim edhe me anëtarët e tjerë të OSHP-së që përmes votimit të tyre kanë mundësuar që në Kosovë të importohen insulina pa autorizim-marketing”, thuhet tutje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy