Qeveria e Kosovës miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

by informim

Qeveria ka miratuar sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në këtë pako përfshihen eksportet e teknologjisë, importet e asfaltit dhe gomës sintetike, transiti i mallrave përmes Rusisë e disa të tjera.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka thënë se edhe pse Kosova nuk është e obliguar t’i miratojë sanksionet në fjalë, ajo e bën këtë për t’u rreshtuar me BE-në dhe ShBA-në për ta dënuar agresionin rus në Ukrainë

banner

“Në vazhdim të mbështetjes të kundërshtimit të agresionit të Federatës së Rusisë ndaj Ukrainës, në përputhje me masat e BE-së dhe SHBA-së, propozojmë ndryshimin e vendimit për zbatimin e Pakos së 10-të të BE-së ndaj Federatës ruse dhe Bjellorusisë”.

“Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, BE-ja më 25 shkurt 2023 miratoi këtë pako të sanksioneve ekonomike. Kjo pako përfshinë eksportet e teknologjisë kritike të mallrave industriale, importet e asfaltit dhe gomës sintetike, sigurimi i kapacitetit të depozitimit të gazit për rusët, transitin përmes Rusisë për mallrat e eksportuar të BE-së”

Gjithashtu, Gërvallës tregoi se janë vendosur sanksione shtesë kundër 87 individëve dhe 34 subjekteve ruse.

“BE-ja pezulloi licencat e transmetuesve të RT Arabic dhe Sputnik Arabic, kufizoi mundësinë e shtetasve rusë për të mbajtur çfarëdo pozicioni në organet drejtuese të infrastrukturës dhe entiteteve kritike të BE-së, vendosi sanksione shtesë kundër 87 individëve dhe 34 subjekteve duke përfshirë vendimmarrësit kryesor e udhëheqësit ushtarak, komandantët e grupit Wagner dhe prodhuesit e dronëve”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy