Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit i ka propozuar Kuvendit të Kosovës, shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Kimete Gashi.
Sipas kryeministrit Albin Kurti, Gashi ka qenë në panelin përzgjedhës për tenderin për insulinat, ku ka fituar kompania pa certifikatën e marketingut që garanton cilësinë e këtij medikamenti.
Kuri ka shtuar se shëndeti publik po rrezikohet nga ky vendim i OSHP-së dhe rrjedhimisht duhet të merren masa.
“Shëndeti publik po rrezikohet nga vendimi i OSHP-së për furnizimin me insulina. Qeveria ka për detyrë të jetë e përgjegjshme e të shmangë çdo rrezik që u kanoset qytetarëve, në veçanti kur bëhet fjalë për shëndetin. I propozojmë kuvendit shkarkimin e anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin që ka marrë vendimin e dëmshëm në kurriz të qytetarëve”, tha Kurti.