Si bleu KEK-u energji elektrike nga kompani të palicencuara

by informim

KEK u dënua nga Zyra e Rregullatorit per Energji me 3.2 milionë euro gjobë.

Arsyet nuk diheshin, madje informacione nuk kishte as vet ministrja Artane Rizvanolli.

Megjithate, ishte ZRRE qe tregoi pse e gjobiten KEK-un.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=958028131895472

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) konstaton se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka blerë energji elektrike nga kompania sllovene “Holding Slovenske Elektrarne” e cila nuk ka licencë të lëshuar nga autoritetet kosovare, ZRRE-ja ka konstatuar se përkundër vërejtjeve të dhëna nga rregullatori, KEK ka vazhduar të blejë energji elektrike nga kompania sllovene

Sipas ZRRE-së, përveç tregtimit të energjisë me kompani të pa licencuara, KEK ka kërkuar energji elektrike nga Shqipëria edhe kur nuk ka pasur nevojë, si dhe ka bërë shitje të energjisë elektrike në kundërshtim me ligjin e KOSTT-it për mbulimin e humbjeve nё katër komunat veriore.

E sipas Nol Nushit nga PSD, ky është vetëm një skandal tjetër në këtë korporatë dhe kërkon që organet e rendit të hulumtojnë, pasi që sipas tij kjo nderlidhet edhe me dyshimet qe rendojne mbi Martin Berishajn.

Nushi shton se qeveria po lejon vet një zhvatje te tillë të KEK-ut.

Kurse eksperti i energjisë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Aezemi,  thotë se kjo gjobë është konfirmimi i të gjitha keqpërdorimeve në këtë ndërmarrje të raportuara prej kohësh.

E fajtore për gjithë këtë ai po e le ministren Rizvanolli.

Përveç KEK-ut gjobë ka pranuar edhe KOSST në vlerë prej afro gjysmë milioni/T7

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy