18 vjeçari nga Kosova, humb jetën nga një aksident i rëndë në Itali

by informim

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën një 18-vjeçarit Admir Hoti në Portogruaro.

Ai ka vdekur nga përplasja e makinës që drejtonte.

banner

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së 10 majit, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit.

Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro.

Ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, me tre autoambulanca, një ekip zjarrfikëssh dhe dy patrulla karabinierësh.

Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit dhe transportit emergjent në spitalin Angelo në Mestre, nuk mund të bënin asgjë për të riun kosovar

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy