Avdia tregon cilat bashki të jugut PD mund t’ia marrë PS-së së Edi Ramës

by informim

Gazetari Tomor Avdia ka thënë në emisionin Pressing në T7 se PD mund të fitojë deri në 16, nga 61 bashki, në zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Avdia, ka thënë se ekziston mundësia që Partia Demokratike të marrë disa bashki të mëdha në jug të Shqipërisë, që njihet si bastion i Partisë Socialiste.

banner

“Sarandën do ta fitojë më shumë gjasë opozita. Kandidati i PS-së atje ka probleme me ligjin. Sondazhet tregojnë po ashtu se Përmetin mund ta marrë opozita dhe është një situatë më e barabartë. Njëjtë është edhe në Korçë, aty është një garë e afërt”, ka thënë ai.

“Në tërësi, PS është fituese. Opozita mund të shkojë në 12 deri në 16 bashki”, shtoi Avdia. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy