Hoti: Ekipi Menaxhues ka ekzistuar prej vitit 2013

by informim

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Ekipi Menaxhues për përgatitjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka ekzistuar nga viti 2013.

Ai në një përgjigje për Klankosova.tv tha se fokusi gjatë qeverisjes së tij s’ka qenë tek Asociacioni, por te njohja reciproke.

banner

“Ky ekip buron nga marrëveshja e vitit 2013 dhe ka ekzistuar në çdo qeveri. Por, në qeverinë time nuk ka qenë fokusi tek Asociacioni. Qëllimi i dialogut ka qenë tek marrëveshja për njohje reciproke. Unë jam marrë vetëm me marrëveshje për njohje reciproke, sepse vetëm atëherë normalizohen marrëdhëniet me Serbinë. Për këtë kam punuar me partnerët ndërkombëtarë”, është shprehur Hoti.

Ish-shefi i qeverisë tutje tha se pasardhësi i tij në ekzekutiv, Albin Kurti, është dashur që ta vazhdojë mënyrën e dialogimit siç ishte nisur në Qeverinë Hoti, pasi sipas tij, puna e Kurtit aktualisht në negociatat me Serbinë është aspak e mirë

“Është katastrofë. Ky e ka nxjerr dialogun nga binarët që çojnë në njohje reciproke dhe e ka vendosur në binarë që çojnë tek vetëmenaxhimi. Është dashur të vazhdohet dialogu që ka mbetur në gjysmë në qeverinë e kaluar. Kosova duhet t’iu dalë zot zotimeve të veta, mbi baza të Kushtetutës ashtu siç është arritur marrëveshja në Qeverinë Mustafa, ku statuti shkon në Gjykatën Kushtetuese para se të miratohet në qeveri”.

“Mbi të gjitha, njohja reciproke, e pastaj normalizimi i marrëdhënieve. Por, dialogu është vendosur në binarë të tjerë. Këta binarë nuk çojnë në njohja reciproke. Këta binarë çojnë tek vetëmenaxhimi”, është shprehur Hoti

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy