Johnny Depp, regjizor i filmit biografik të Modiglianit

by

Në prag të rikthimit të tij si aktor në Festivalin e Filmit në Kanë, në Jeanne du Barry të Maiwenn për hapjen më 16 maj, Johnny Depp po përgatit filmin e tij regjisorial pas 25 vitesh.

Bëhet fjalë për një biografi kushtuar piktorit Amedeo Modiglianit. Do të luajnë fituesi i çmimit Cesar, Pierre Niney dhe Al Pacino. Filmi do të tregojë historinë e piktorit dhe skulptorit të famshëm Modigliani gjatë qëndrimit të tij në Paris në vitin 1916. Filmi shënon bashkëpunimin e katërt të Navidit me Pacinon, me të cilin ai punoi në The Merchant of Venice (2004), Wilde Salomé (2011) dhe Salomé (2013). Depp dhe Pacino gjithashtu luajtën përballë njëri-tjetrit në filmin kriminal të vitit 1997, Donnie Brasco. Modigliani do të jetë filmi i dytë regjisorial i Depp pas filmit The Brave të vitit 1997, në të cilin ai luajti përballë Marlon Brandos.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy