Kurti pyetet rreth “kapjes” së RTK’së nga VV, përgjigjet duke përmendur vëllezërit dhe prindërit e tij

by informim

Në konferencën e Integritetit të Informacionit, në të cilën po diskutohet për sigurinë kibernetike, i ftuar ka qenë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili tha se Kosova në këtë aspekt ka mbrojtje solide.Pas fjalimit të tij ai u pyet për politizimin e pozitës së drejtorit të RTK-së dhe “gjunjëzimin financiar”, të televizionit publik, nga 16 milionë euro në 8 milionë euro.

Kur ka folur për përgjysminin e buxhetit, kryeministri Kurti është arsyetuar se në të kaluarën ka pasur shpërputhje mes programit dhe mjeteve financiare që ndaheshin për transmetuesin publik.

banner

“Nuk kam pasur dhe as që kam gatishmërinë e as interesim se kush zgjidhet në RTK, jam i interesuar ta shoh qe RTK është lider sepse besoj në shërbimin publik. Në vitet e kaluara ka pas shpërputhje midis buxhetit dhe programit. Programet kulturore edukative, kur nuk mund të presësh shumë prej televizoneve private e kanë vendin në televizionin publik”, u shpreh ai.

Ai tha se reforma duhet bërë nga bordi i televizionit publik.

“Nuk po them se mungesa e mjeteve e rritë cilësinë por ka nevojë për reforma, duhet bërë bordi dhe menaxhmenti aty”, tha ai .

“Besoni që asnjë anëtar e aktivist unë nuk e preferoj të marrë ndonjë detyrë”, vijoi ai.

Sipas tij nuk është punësuar asnjë me mbiemrin e tij dhe që nga marrja e detyrës, dhe se as dy vëllezërit e as prindërit nuk e kanë shkelur pragun e Qeverisë.

“As dy vëllezërit e mi as dy prindërit e mi nuk kanë shkelë pragun e ndërtesës së qeverisë dhe nuk do ta bëjnë këtë”, tha Kurti, .

Ai tha se edhe po të bëhej drejtor i RTK-së dikush tjetër prap është i një partie politike, dhe ka shtuar se në rastin e emërimit të Rilind Gërvallës në pozitën e Drejtorit të RTK-së, ai vlerëson profesionin dhe etikën.

“Edhe po të bëhej dikush i LDK, PDK, apo AAK, prap është i një partie politike…unë jam për ti parë njerëzit me dy kritere, profesioni dhe etika”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy