Ministri Krasniqi takoi kryetarët e rinj të katër komunave në veri

by informim

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi priti sot në takim kryetarët e rijnë të zgjedhur në komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Ai gjatë takimit i uroi ata për përgjegjësinë dhe detyrën e re.

“I shoqëruar nga asistentja ekzekutive e Kryeministrit, Arta Berisha, kam pritur në takim Kryetarët e rijnë të zgjedhur në Komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Erdenit, Lulzimit, Izmirit dhe Ilirit i kam uruar përgjegjësinë dhe detyrën e re. MAPL, do të jetë në koordinim me Kryetarët dhe asambleistët e zgjedhur në konstituimin e organeve komunale, brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj.”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit janë mbajtur më 23 prill .

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq, ndërsa në Zveçan dhe Zubin Potok të parët kanë dalë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 73.5% të votave në Leposaviq, Albulena Behluli-Hetemi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 25% të votave, ndërsa Aleksandër Jabllanoviq, i cili ishte tërhequr nga gara, ka marrë 1.05% të votave.

Në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 66.9% të votave, i pasuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Taulant Kelmendi me 23.4% të votave, dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica me 9.7% të votave.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Zveçan, Ilir Peci i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 59% të votave, Fetah Peci i Vetëvendosjes ka marrë 37.3% të votave ndërsa Sllagjana Pantoviq ka marrë 3.6%.

Ndërsa, në Zubin Potok ka fituar PDK me kandidatin Izmir Zeqiri i cili ka marrë 52.2% të votave, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Flatron Hasani ka marrë 47.7% të votave.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023