Një furgon që transportonte depozita oksigjeni shpërtheu në zemër të Milanos, shumë makina përfshihen nga zjarri – raportohet për të lënduar

by informim

Disa automjete janë përfshirë nga flakët në qendër të Milanos të enjten pasi një furgon që transportonte depozita oksigjeni shpëartheu në zemër të qytetit italian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën një person është raportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore në këtë incident për shkak të thithjes së tymit nga shpërthimi.

banner

Policia lokale tha se furgoni dhe automjetet e tjera kishin marrë flakë, duke detyruar evakuimin e një çerdheje dhe ndërtesave të banimit në lagje.

Ndërkohë dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje raportuan një shpërthim të fortë rreth orës 11:45 të paradites në kohën lokale, ndërkohë që janë shfaqur pamje që tregojnë shtëllunga të larta tymi të zi dhe zjarrfikës në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë reaguar ndaj zjarrit, që thuhet se u përhap në automjete të tjera të parkuara dhe dogji fasadën e njërës prej ndërtesave, raportoi agjencia e lajmeve LaPresse.

Origjina e zjarrit është ende duke u hetuar, por kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala u tha gazetarëve në vendngjarje se policia po përjashtonte mundësinë e përfshirjes së terrorizmit ose veprimeve kriminale.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar asnjë të vdekur dhe situata është nën kontroll, ka thënë Sala.

Është e paqartë nëse zjarri erdhi nga furgoni që mbante bombola oksigjeni apo në një nga makinat e parkuara aty pranë që gjithashtu u përfshi nga flakët.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy