Presidenca në Maldive përgënjeshtron Vuçiqin: S’e kemi tërhequr njohjen e Kosovës

by informim

Maldivet kanë përgënjeshtruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në janar e pati përfshirë këtë vend në mesin e “nëntë shteteve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës”.

Në një konferencë për media të enjten, Miuvaan Mohamed, zëdhënësi i Zyrës së Presidentit, ka mohuar se Maldivet kanë shkëputur raportet me ndonjë shtet.

banner

“Maldivet nuk kanë vendosur të mos e pranojnë njohjen e Kosovës. Definitivisht është pretendim i rremë”, ka thënë ai, bazuar në raportimin e “MV” dhe “mihaaru”.

Në janar, Vuçiqi pati deklaruar se janë nëntë shtete që “kanë tërhequr njohjen e Kosovës”. Ai pati thënë se po pret edhe “të dhjetin”. Megjithatë, shumica e vendeve të përmendura kanë demantuar gjithçka.

Maldive e ka njohur Kosovën më 19 shkurt të vitit 2009.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy