“Ishte një shpërqendrim i mrekullueshëm”: Scarlett Johansson tregon se ishte shtatzënë gjatë procesit gjyqësor me Disney, zbulon se nuk pranoi të paguhej më pak se kolegët e saj në Marvel
Scarlett Johansson ka folur në lidhje me padinë e saj historike kundër Disney, duke treguar se shtatzënia e saj doli te jetë një “shpërqendrim i mrekullueshëm” gjatë betejës ligjore. Aktorja, 38 vjeçe, mirëpriti djalin Cosmo me bashkëshortin Colin Jost në gusht 2021, dy muaj përpara se rasti me kompaninë argëtuese të zgjidhej jashtë gjykatës. Scarlett ngriti padinë në korrik pasi Black Widow u lëshua për transmetim të Disney + në të njëjtën kohë me shfaqjet e saj në teatër, me aktoren që pretendoi se humbi mëshumë se 50 milionë dollarë.