Skandal: Ish-Imami Drilon Gashi, tani këshilltari i Glauk Konjufcës, e kishte rrahur gruan me dru, u dënua vetëm me vërejtje

by informim

Drilon Gashi, këshilltar i kryeparlamentarit Konjufca, në vitin 2018 ishte dënuar nga Gjykata e Pejës pasi e kishte rrahur gruan me dru.

“Peja në fokus” ka publikuar sot aktvendimin e vitit 2018, ku Gashi ishte dërnuar vetëm me “Vërejtje gjyqësore”.

banner
May be an image of ticket stub and text

Në vendim thuhet se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje e kishte goditur gruan e tij me grushta dhe dru, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Megjithatë, duket se stafi i Konjufcës nuk ka qenë në dijeni për këtë vendim që kishte marrë formën e prerë

Drilon Gashi në qershor 2021 ishte emëruar si një nga këshilltarët e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

May be an image of ticket stub, blueprint and text

Gashi vazhdon të jetë edhe më tutje pjesë e kabinetit. Shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli ka konfirmuar për Insajderin se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi.

“Deri tani është pjesë e stafit, tash e tutje do të shohim si do të veprojmë. Për rastin në fjalë nuk kemi qenë të informuar nga Driloni”, ka thënë Kërçeli.

Kush është Drilon Gashi?

Drilon Gashi kishte bërë famë të madhe duke kontestuar shumë prej ligjërimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) përkundër që ishte pjesë e këtij institucioni. Ai kishte deklaruar se besonte te teoria e evolucionit sipas Charles Darwinit.

Më vonë, ai do të përjashtohej nga BIK-u pikërisht për shkak të këtyre bindjeve. Për një periudhë të caktuar, ai kishte mbetur i papunë.

Promovimi i një islami më liberal e kishte bërë Gashin njërin prej hoxhallarëve më të njohur në Kosovë, aq sa kishte kapur syrin edhe të kryekuvendarit Glauk Konjufca që e kishte emëruar këshilltar të tij kur ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy