Drilon Gashi, hoxhë i njohur nga qyteti i Pejës, por edhe më i njohur si këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka postuar në Facebook një fotografi me gruan e tij. Kjo fotografi vjen pas raportimeve të sotme në media ku u publikua një vërejtje gjyqësore ndaj tij.
Gashi ka postuar fotografi me gruan e tij, duke shkruar “me bashkëshorten, që nga viti 2006”, ku të dy duken të buzëqeshur,
Drilon Gashi, këshilltar i kryeparlamentarit Konjufca, në vitin 2018 ishte dënuar nga Gjykata e Pejës pasi e kishte rrahur gruan me dru.
“Peja në fokus” ka publikuar sot aktvendimin e vitit 2018, ku Gashi ishte dënuar vetëm me “Vërejtje gjyqësore”.
Në vendim thuhet se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje e kishte goditur gruan e tij me grushta dhe dru, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Megjithatë, duket se stafi i Konjufcës nuk ka qenë në dijeni për këtë vendim që kishte marrë formën e prerë.
Drilon Gashi në qershor 2021 ishte emëruar si një nga këshilltarët e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
.