Pasi Kosova kaloi fazën e parë të procedurës për anëtarësim në Këshill të Evropës me miratimin e Komitetit të Ministrave, tani topi është te Asambleja Parlamentare e KiE. Bëhet e ditur se me përgatitjen e opinionit për Kosovën do të merren tre komitete. Njërin prej tyre, kryesuesin e Komitetit për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut, Damien Cottier, e ka takuar zëvendësministri i jashtëm Kreshnik Ahmeti. Ky i fundit thotë se Kosova do t’u përgjigjet kërkesave të raportueseve për situatën në fushën e të drejtave të njeriut, juridike dhe atë politike.
Kosova kaloi suksesshëm fazën e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Në fund të prillit, Komiteti Ministror i Këshillit të Europës ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Tashmë procedura bartet te Asambleja Parlamentare, e cila duhet të caktojë hartuesit që do të nxjerrin një raport për Kosovën.
Mbi këtë çështje ka dhënë informatat e para zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, i cili ka shkaur në Zvicër për t’u takuar me kryesuesin e njërit prej komiteteve që do të ngarkohen me detyrën e hartimit të raportit.
Në Parlamentin e Zvicrës, Ahmeti u takua me kryesuesin e Komitetit për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut në Asamblenë Parlamentare të KiE, Damien Cottier, i cili është edhe nga kryesuesi i delegacionit zviceran në Strasburg.
Ahmeti tha seKomiteti për Çështje Juridike, që kryesohet nga Cottier, është një nga tri komitetet e Asamblesë Parlamentare, të cilat do të përpilojnë raporte mbi situatën juridike, politike dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, në kuadër të procesit të anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës.
Siç njofton Ministria e Jashtme, Ahmeti e informoi Cottier për zhvillimet e fundit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, reformat dhe përparimin e vendit në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Ahmeti politikan zviceran i dha zotimet se Kosova do të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur kërkesave që do të kenë raportuesit.
“Së bashku diskutuan mbi procedurat e ardhshme drejt anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç ‘rast z. Ahmeti shprehu gatishmërinë dhe përgatitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’iu përgjigjur kërkesave të raportuesve, përgjatë përpilimit të draft opinionit të APKE”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas procedurës, raporti i hartuar do të diskutohet dhe votohet nga Asambleja Parlamentare. Më pas, do të duhen 2/3 e votave për t’i rekomanduar Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e KiE.
Roli i raportuesve në këtë proces do të jetë të vlerësimi i përshtatshmërinë së sistemit ligjor të Kosovës me parimet thelbësore të Këshillit të Europës.
Sipas deputetit Besnik Tahiri, i cili është pjesë e delegacionit të deputetëve kosovarë në Këshillin e Europës, meqë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës janë ndër më të avancuarat, për Kosovën nuk ka pasë vendosje të kushteve të reja/Express