4.2 miliardët e VV-së, Bajrami: Propaganda nuk kalon

by informim

Vetëvendosje njoftoi se Kosova është bërë pjesë e një programi të rëndësishëm të BE-së, duke pretenduar që do t’i sjellë vendit miliarda euro.

“4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së Tregu i Përbashkët”, thuhet në një njoftim të partisë që qeverisë me vendin.

banner
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/626379956194925

Megjithatë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo është vetëm propagandë e pavërtetë.

“Propaganda nuk kalon!”, ka shkruar ajo.

“Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit”, thuhet në reagimin e saj.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/779256776920550

Sipas Bajramit, Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur.

“Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018. Shihni linkun për Ligjin e Ratifikuar”, ka shkruar Bajrami duke ngjitur linkun e mëposhtëm

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy