Gjigandi Italian Juventus barazoi në ndeshjen e parë kundër Sevilla në Allianz Stadium. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, pjesën e parë e kryesuan mysafirët me golin e Youssef En-Nesyri në minutën 26′, ndërsa vendasit barazuan në minutën e fundit me golin e lojtarit F. Gatti i cili u inkuadrua në minutën 61′ dhe shënoi në minutën 90+7′.
Skuadra e Mendilibar Etxebarria dominoi skuadren e Massimiliano Allegrit në ndeshjen e parë të gjysëm finales dhe mund të thuhet se e meritoi fitoren, por edhe barazimi ka vlerë të madhe në ndeshjen kthyse e cila luhet në Spanjë. Ndeshja tjetër do të luhet në Estadio R. Sanchez Pizjuan me 18 maj në ora 21:00.
Ndërsa, Roma ndryshe nga ekipi tjetër italian arriti ta mbyll ndeshjen e parë në Stadio Olimpico në Rome me fitore kundër Bayer Leverkusen. Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 1:0 me golin e shënuar nga Edoardo Bove në minutën 63′.
Skuadra e Jose Mourinho e cila njihet për fitore me rezultat minimal edhe k%saj rradhe organizoj një ndeshje të mbyllur. Ata, Roma e goditi portën 4 herë, rrjetën vetëm 1 herë e cila mjaftojë për të udhëtuar në Gjërmani me fitore javën e ardhshme. Skuadra Xabi Alonsos tregojë lojë stabile, lojë e cila mund t’ia mundësojë Bayern Leverkusen finalen. Ndeshja tjetër poashtu do të luhet me 18 maj në ora 21:00 në Bay Arena.