Ka përfunduar takimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë.
Takimi me diplomatët e akredituar në Kosovë është zhvilluar në ndërtesë ne Qeverisë, dhe në fund të tij nuk ka pasur deklarime për media.
Ndërkaq, diskutimi i Kurtit me ambasadorët vjen vetëm një ditë pasi në Kosovë ka qëndruar për vizitë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndryshe, të enjten në mëngjes, Lajçak ka takuar Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ndërsa më vonë ka qëndruar në Mitrovicë ku është takuar me të parin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamzën, me politikanë serbë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.