Elon Musk e bëri të ditur këtë pa specifikuar emrin por vetëm se do të marrë detyrën në qershor.
“Jam i emocionuar t’ju njoftoj se kam gjetur një CEO të ri për Twitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh”, shkroi miliarderi në rrjetet sociale. Dhjetorin e kaluar, Musk nisi një sondazh në platformë për të pyetur përdoruesit nëse ishte e përshtatshme që ai të jepte dorëheqjen si CEO. 57.5% kishin votuar pro dorëheqjes së tij, kundrejt 42.5% që ende e dëshironin atë në krye. Pronari i rrjetit social kishte premtuar se do të respektonte rezultatet e sondazhit.
Ndër emrat më të mundshëm është ai i Sheryl Sandberg, ish-shefe operative i Metës që e shndërroi kompaninë në një gjigant reklamash dixhitale dhe Sarah Friar, CEO e Nextdoor, ish-drejtoreshë financiare e kompanisë së pagesave Block, krijuar nga bashkëthemeluesi iTwitter, Jack Dorsey.