“Normalizim ose konflikt”, “Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë” – gjithçka nga deklarat e Lajçakut në Prishtinë

by informim

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak gjatë të enjtes ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Lajçak nisi vizitën e tij me një takim të hershëm me kryeministrin Albin Kurti, i cili u mbajt në ndërtesën e Qeverisë rreth orës 07:30.

banner

Pas takimit me Kurtin, emisari i BE-së para gazetarëve u shpreh se diskutuan mbi procesin e normalizimit dhe hapat e mëtejmë pas takimit në Bruksel.

Lajçak tha se mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë ose normalizim ose konflikt, dhe se BE-ja po punon për të parën.

“Ne mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, u shpreh Lajçak.

Ai bëri të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë takim me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Pas kësaj, Lajçak vazhdoi vizitën në veri të Kosovës. Atje ai fillimisht u takua me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza me të cilin folën për procesin e dialogut dhe çështjen për hapjen e Urës së Ibrit.

Lajçak nga Mitrovica tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

Ai e kaloi Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku më pas zhvilloi takim me shoqërinë civile dhe me përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në veri të Mitrovicës.

Në një shkrim në Twitter, ai tha se çfarë ka dëgjuar në veri është shqetësuese, duke shtuar se duhet shmangur përshkallëzimi i situatës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy