Përmbledhje e ndeshjeve të Conference League

by informim

Fiorentina humbet në Itali ndaj Baselot me rikthim në pjesën e dytë. Fiorentina mori epërsinë në pjesën e parë me golin e realizuar nga Arthur Cabral në minutën 25′ por nuk mjaftoj, pasi që Basel riktheu rezultatin në pjesën e dytë me dy golat e shënuar nga Andy Diouf në minutën 71′ dhe Zeki Amdouni në minutën 90’+3.

Mysafirët udhëtuan në Artemio Franchi, Firenze me synime të qarta, ata luftuan deri në fund të ndeshjes dhe arritën qellimit në minutën e fundit të marrin fitoren në Itali. Vendasit nuk e shfrytzuan ndeshjen e parë dhe do ta ken të vështirë kualifikimin në finale. Ndeshja tjetër luhet në St. Jakob Park me 18 maj në ora 21:00.

banner

Ndryshe nga Fiorentina, West Ham United mposhtë AZ Alkmaar në London Stadium. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 për West Ham United. AZ Alkmaar mori epërsinë në pjesën e parë në minutën 41′ me golin e shënuar nga Tijani Reijnders. Anglezët u rikthyen në pjesën e dytë me Said Benrahma nga pika e bardhë në minutën 67′ dhe Michail Antonio në minutën 76′.

Vendasit nuk startuan ndeshjen në mënyren e duhur, mysafirët e shfrytzuan atë duke goditur në rrjetë në pjesën e parë. Por ky doli të jetë i pamjaftueshëm për Hollandezët pasi që në pjesën e dytë ekipi nga Londra u këndell duke dërguar topin në rrjetë 2 herë dhe duke iu afruar trofeut të parë Europian që nga viti 1965. Ndeshja tjetër luhet në AFAS Stadion me 18 maj në ora 21:00.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy