Një gjest mjaft bujar ka ndodhur në qytetin e Napolit.
Gjatë festimeve për fitoren e titullit të kampionit të Italisë, në kaosin dhe në kulmin e entuziazmit, një turisteje, e cila kishte shkuar në qytet për këtë eveniment të madh, i ka humbur telefoni.
Ajo u përpoq më kot për ta gjetur telefonin, por ishte e pamundur të lëvizte në mesin e qindra mijëra personave, shkruan mediumi italian “Corriere dello Sport”.
Tifozët që ishin prezentë janë treguar mjaft bujarë dhe kanë vendosur ta ndihmojnë atë.
Si? Me një grumbullim spontan, me nga dhjetëra euro për kokë, duke i mbledhur në total, siç raporton “Leggo”, afro 300 euro, të nevojshme për ta blerë një telefon të ri.
Një gjest që kjo zonjë vështirë se do ta harrojë ndonjëherë.