Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bëhet fjalë për Arsim Kuliqin i cili në cilësinë e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka nënshkruar një kontratë të dyshimtë, shkruan Insajderi.
Sipas asaj që thuhet në raportin e policisë, Kuliqi kishte nënshkruar një kontratë me vlerë afër 200 mijë euro për disa projekte që dyshohet se janë kryer vite më parë.
“I dyshuari në cilësi të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka nënshkruar kontratë rreth realizimi të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199,500.00 €. Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 €- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 € – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 €, Faza II në vlerë 18,675.00 € dhe faza V në vlerë 20,000.00 € – realizuar në vitin 2016-2018). Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia.”, thotë policia
Ndaj të njëjtit, ishte iniciuar rast edhe në vitin 2021 nga Policia e Kosovës.
Ky është njoftimi i policisë:
Hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot më 12.05.2023, pas disa veprimeve operative/taktike dhe hetimore, kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin A.K., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar).
I dyshuari në cilësi të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka nënshkruar kontratë rreth realizimi të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199,500.00 €. Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 €- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 € – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 €, Faza II në vlerë 18,675.00 € dhe faza V në vlerë 20,000.00 € – realizuar në vitin 2016-2018). Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia
Sot, më 12.05.2023, i dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar ndaj tij është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.