Tre persona janë shoqëruar nga policia në Dibër, pasi dyshohet se po blinin vota për zgjedhjet e 14 majit, për kandidatin e Partisë Socialiste Rrahim Spahiu.
Mediat raportojnë se është shoqëruar inspektori i IKMT-së Elton Leshi dhe dy punonjës të tjerë.
Rithemelimi ka denoncuar rastin, ndërsa ka hedhur akuza ndaj tyre se po blejnë vota për kandidatin socialist. Sipas denoncimit të Rithemelimit, ata kanë qenë në një pallat në Dibër dhe kanë qenë duke dhënë para për të blerë votat. Kanë qenë persona nga stafi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Ismail Uka që kanë bllokuar në pallat tre zyrtarët që prej orës 14:00 dhe kanë njoftuar policinë. Por, vetëm në orët e mbrëmjes është bërë shoqërimi i tyre.
Kujtojmë se ditën e sotme u arrestua edhe kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Hiamrën, Fredi Beleri pasi akuzohet se ka blerë vota.