Djali i Kolë Berishës e konfirmon që “njeriu i UDB” krah Ministres Haxhiu, ia kishte lidhur babain, merr mesazh nga ai

by informim

Një fotografi e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku në krahun e majtë të saj ka Enver Krasniqin ka nxitur reagime të mëdha. Ka qenë gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi i  cili ka shkruar se Krasniqi i cili mban tashmë pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë së paligjshme ka qenë drejtues i UDB-ës në Klinë dhe se i njëjti, gjithmonë sipas Kajtazit ka “burgosur dhe torturuar” politikanin e LDK-së, Kolë Berishën.

Pas këtyre reagimeve të gazetarit Vehbi Kajtazi, ka shkruar edhe vetë djali i Kolë Berishës, Visari. Ai ka rrëfyer për arrestimin e babait të tij më 28 mars 1989.

banner

Sipas Berishës, Enver Krasniqi ka qenë një prej personave që kishte punuar në sigurim të shtetit dhe që e kishte burgosur Kolë Berishën, duke e lidhur për shtylle.

“Ka qene mengjesi i 28 marsit 1989, e Martja e Pashkeve. Kati i IV, dera 7. Njana prej diteve ma te ankthshme per mue.Baba u que shpejt dhe e hapi deren. Dy punetore te sigurimit te shtetit dhe pas tyne dy police e kishin nxane deren. Baba u vesh, e lidhen. Prej ballkonit e pashe qe e futen rrmysht ne Zastave.Ne dhomen e Stacionit policor, sigurmici shiptar, Enveri, qe e kishte burgose, e kishte lidhur me “lisica” per shtylle. Pastaj Peja, Leskovci, Beogradi e prap Peja. Teshat qe vini te ndryshkuna prej gjakut.Shume prej tyne i kishin pranu ndryshimet kushtetuese dhe po i zbatonin ato me force. Shiptare. Asi qe besonin se Serbia ishte shteti i tyne”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij.

Ai tutje ka shtuar se ka marrë informacione se Enver Krasniqi është avancuar nga së paku dy ish-ministra të LDK-së dhe që vendimi i Haxhiut për ta bërë atë ushtrues të detyrës të drejtorit të Agjencisë për konfiskim pasurie është vetëm pasojë.

Visa Kransiqi thotë se e gjitëh kjo ngjarje e turpëron Kosovën, derisa tregon se Kolë Berisha sa ka qenë gjallë e ka falur Enver Krasniqin.

“Prej atehere kane kalue 34 vjet. Nje jete. Kujtimet jane zbehe dhe pak kush e ka ende ne kujtese se kemi qene ne ane te kundert te historise me ata qe e kane zbatues politiken shtypese te Serbise. Sot dukemi krejt njejte, por atehere skemi qene.

Me thane se ky sigurimci i djeshem qenka favorizue nga sepaku dy ish-ministra te LDKs gjate ketyne viteve. Qe kjo qe ka ba znj. Haxhiu asht vec pasoje…

Doren ne zemer, krejt kjo maskarade e turpnon shtetin e Kosoves, Kosoven, nuk me lige mue e aq me pak baben Kole. Baba, sa ka qene gjalle kete sigurimcin e ka fale, shpirtnish, si njeri. Ka qene ne paqe me veten.

Por baba, e le ma une, suj e mbrojme ma vendin prej te veteve qe e mohojne cdo dite”, ka shkruar tutje ai.

Mënjëherë pas këtij shkrimi, Visar Krasniqi ka zbuluar se ka marrë mesazhe nga vetë Enver Krasniqi. Krasniqi në mesazhin e tij pretendon se ka pasur raporte të mira me Kolë Berishën, derisa vetë Visari mesazhin e Enver Krasniqit e ka parë si një kërkesë për të ndryshuar rrëfimin e tij rreth arrestimit të babait.

https://www.facebook.com/visar.k.berisha/posts/10159910411118740
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy