Samantha Power, e cila ishte reportere gjatë vitit 1999 në Kosovë, ka thënë se tani ka gjetur një vend krejt ndryshe me atë që kishte parë në atëkohë.
Power në një konferencë të përbashkët me presidenten Osmani, lëvdoi Kosovën për mikpritjen e ngrohtë që i ka bërë, teksa shtoi se nuk është rastësi zhvillimi i shpejt i këtij vendi, raporton Klankosova.tv.
“Jam shumë mirënjohëse për mirëseardhjen këtu, USAID-i bashkëpunon ngushtë me ekipin tuaj, që të shtyjmë përpara reformat, zhvillimin ekonomik, mundësimin e punësimit për të rinjtë, të rrisim sektorët që të krijojmë vende të punës për të rinjtë në Kosovë”, u shpreh Power.
Ajo i tha Osmanit gjithashtu se është frymëzim për të gjitha gratë dhe vajzat në tërë botën
“Kemi pasur një bisedë shumë produktive, ju faleminderit që jeni frymëzim këtu në Kosovë, jo vetëm në Kosovë, por për të gjitha gratë dhe vajzat në tërë botën.
“Kam pasur një pritje të ngrohtë në Kosovë, të gjithë po punojnë për një të ardhme të ndritur në Kosovë”.
“Vështirë që të gjejë fjalët që ta krahasojë Kosovën me kohën e vitit 99’”, shtoi ajo.
“Sektori privat i investimeve ka zhvillim, është një Kosovë shumë e ndryshme nga ajo që kam parë, nuk është rastësi, është rezultat i një vendosmërie të hekurt të një populli”.
“Gjithashtu për të thelluar demokracinë dhe sundimin e ligjit. USAID-i këtu ka ndihmuar për themelimin e gjykatës së parë komerciale, dhe ka ndihmuar në zgjidhjen e 9 mijë lëndëve”.
Power gjithashtu tha se me Osmanin ka diskutuar për dialogun dhe themelimin e Asociacionit, teksa shtoi se SHBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në këtë moment kyç.
“Biseduam për në çfarë mënyre mund ta ndihmojë SHBA-ja Kosovën në këtë moment kyç, Biseduam dhe për dialogun, në të njëjtën kohë kam dëgjuar se kosovarët se kjo është rruga e duhur, dhe takimet me kryeministrin dhe Osmanin e kam theksuar mbështetjen e vazhdueshme”.
“Kam inkurajuar që të intensifikojnë rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serb, pasi do t’i ndihmojë normalizimit të raporteve, zhvillimit ekonomik dhe biznesit”.
“Ky vend i ri ka hedhur hapa gjigantë gjatë 24 viteve, prej vitit 99’, dje e pata rastin të kthehem. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e thellë, dhe ne administrata e Biden e vlerësojmë”.