Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, golat për ekipin vendas i shënoi Ciro Immobile në minutën 34′ dhe Milinkovic-Savic në minutën 90’+4. Ndërsa për mysafirët shënoi Remi Oudin në minutën 45’+2 dhe 51′.
Skuadra e Maurizio Sarri lëshoj pikë shumë të rëndësishme, vetëm fati ishte me ta në minutat e fundit ku arritën ta mbrojnë 1 së paku një pikë me golin e Milinkovic-Savic. Skuadra e Marco Baroni e cila është afër zones së rrezikshme për rënie nga liga dominoi në Romë me dy gola të shenuar nga 4 goditjet në portë. Njëra nga goditjet e regjistruara ishte nga pika e bardhe të cilën Gabriel Strefazza nuk arriti ta shfrytzojë.
Lazio me këtë barazim bie në poziten 3-të me 65 pikë ndërsa Lecce largohet nga zona e rrezikshme në poziten e 16-të me 32.