Premier League: Manchester United barazon pikët me Newcastel United

by informim

Në Old Trafford u zhvillua ndeshja midis Manchester United dhe Wolves në kuadër të javës së 35 të Premier Liges Angleze. Ishte një lojë vendimtare për Man United për të ruajtur shanset për një pozitë që qon në ligen e kampionëve.

Me një lojë taktike dhe të kujdesshme, të dominuar me gjuajtje në portë por pothuajse të barabartë në posedim dhe pasime, Machester United arriti të merr fitoren me rezultat 2-0 me golat e shënuar nga Anthony Martial në minuten 32′ dhe Alejandro Garnacho në minuten e 90’+5 e cila i siguroi tri pikë të arta për të barazuar pikët në tabelë më Newcastle United.

banner

Me fitoren e Man United ndaj Wolves dhe barazimin e Newcastle ndaj Leeds United, të dy ekipet kanë nga 66 pikë dhe së bashku e ndajnë vendin 3 dhe 4 në tabelë të ndjekura nga Liverpool me 62 pikë në vendin e pestë.

Ndeshjen e rradhes Manchester United e luan në udhëtim ndaj AFC Bournemouth, Newcastle United e luan në shtëpi ndaj Brighton kurse Liverpool e luan në shtëpi kundër Aston Villës e cila është rilindur në pjesen e fundit të sezonit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy