Borussia Dortmund fitoi me rezultat të thellë në ndeshjen kundër Borussia Monchegladbach.
Ndeshja përfundoi me rezultat 5:2 për skuadren e Edin Terzic me golat e shënuar nga Donyell Malen në minutën 5′, Bellingham nga pika e bardhë në minutën 18′, Sebastian Haller në minutën 20′ dhe 32′ dhe Giovanni Reyna në minutën 90’+4, ndërsa për skuadren e Daniel Farke shënuan Ramy Bensebaini në minutën 75′ nga pika e bardhë dhe Lars Stindl në minutën 85′.
Loja e dytë rradhazi me fitore të thellë për Dortmund të cilët po tregohen bindëse në garën për titull. Bayern Munich poashtu fitoi me rezultat të thellë në ndeshjen që e luajti disa orë më herët.
Aktualisht tabelës në Bundesligë i prinë Bayern Munich në poziten e parë me 68 pikë, ndërsa Borussia Dortmund është e dyta me 67 pikë.