Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë nisur kërkimet për gjetjen e 29 vjeçarit serb, i cili është raportuar si person i zhdukur.
FSK bën të ditur se kanë angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shtërpcës.
“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ,në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shtërpcës, kanë filluar operacionin e kërkimit të riut 29 vjeçar i nacionalitet serb nga fshati Biti e Epërme”, njofton FSK.