Hamiti i reagon qeverisë: Të padijshëm e skajshmërisht jokompetentë

by informim

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti i ka reaguar i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili të dielën tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, krahasuar me 10 vjet më parë.

Sipas Hamiti, qeveria po i merr vesh punët me vonesë.

banner

“Në këto dy vjet e sa të qeverisjes pa qeverisje,  regjimi i ri në Kosovë po dëshmon se i merr vesh punët me vonesë.

E kuptuan Kurti & Company se ka pasur zhvillim ekonomik në dekadën e kaluar, në kohën e ‘regjimit të vjetër’, që këta e damkosnin si shkatërrues. Mbasi e tha Banka Botërore, që po e citojnë”.

Tutje, Hamiti ka cituar Bankën Botërore ku thuhet se ku progres është arritur në dekadën e fundit, derisa ka shtuar se kjo është e vërteta që po e demaskon propagandën e VV-së.

“Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”. Kjo është e vërteta që po demaskon propagandën e përhershme të #VV-së me të cilën erdhën në pushtet”

Madje, ai i ka quajtir demagog e të padijshëm.

“Po marrin informacion të vonuar, ose po e kuptojnë me vonesë, edhe rrjedhën e dialogut, duke u dhënë meritë atyre që i shanin dhe sulmonin. Demagogë kanë qenë e vazhdojnë me qenë. Edhe të padijshëm e skajshmërisht jokompetentë, natyrisht, këta të regjimit #KREJTdheDREJT Propagandistë të vyeshëm vazhdojnë me qenë. Po i del boja edhe kësaj propagande ditë për ditë. Edhe të dielave, si sot”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy