KQZ: 927 tentativa për votim të dyfishtë në Shqipëri

by informim

Gjatë votimit në zgjedhjet vendore që janë duke u zhvilluar në Shqipëri janë evidentuar 927 raste të tentativës së votimit të dyfishtë. Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat shtoi se në KQZ deri tani kanë mbërritur 29 denoncime.”

“Kanë ardhur 29 denoncime të paktën formalisht, janë 4 denoncime nga 2 subjekte zgjedhorë, 2 nga PS dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. PS ka denoncime për kandidatin e BF në Elbasan dhe në Tiranë, në 2 raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. 1 denoncim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për shpërndarje të bazës materiale për orët e para të procesit të votimit.

banner

24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Bashkitë me më shumë probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësit, Dropulli, Kamza, Konispoli, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Në Dropull denoncimi lidhet me prishjen e pajisjes Pay, ka denoncime për intimidimin e votuesve, lidhur me postimet, me përmbajtje elektorale në rrjetet sociale, natyra e denoncimeve. Ka denoncime dhe për votim familjar në disa qendra votimi apo bashki.

Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes, janë 998 mijë e 663 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes elektronike që janë edhe votues, kjo për ata persona që identifikojmë përmes pajisjes, nga këto janë 98,83 për qind që iu është marrë shenja e gishtit, pjesa tjetër janë lexuar përmes kartës, por shënja e gishtit nuk ka qenë e mundur. Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë. 14 mijë e 654 votues për herë të parë“, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy