Lajçak: Fokus i plotë për normalizimin e raporteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit

by informim

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që i zhvilloi gjatë kësaj jave në Kosovë dhe në Serbi lidhur me procesin e negociatave.

Ai shkroi në Facebook nëpërmjet këtij udhëtimi në Ballkan ka përgatitur terrenin për rundin e ardhshëm të takimeve mes kryenegociatorëve të dialogut.

banner

Sipas Lajçakut, është i nevojshëm fokusimi i plotë në normalizimin e raporteve dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin. Më pas vazhdova vizitën në veri të Kosovës për t’u takuar me bashkëbisedues të ndryshëm nga shoqëria civile dhe partitë politike dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova më shqetësoi. Prandaj, ritheksova nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi dhe përqendrim të plotë në normalizimin”, shkroi Lajçak.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy