Mediat: Johnny Depp, kontratë 20 milionëshe me Dior

by

Më e larta ndonjëherë, mbi 7 milionët e Pitt-it për Chanel-in.

Johnny Depp nënshkruan një marrëveshje rekord me vlerë mbi 20 milionë dollarë me Dior, më e madhja ndonjëherë për një parfum për meshkuj. Vlera e marrëveshjes trevjeçare – raporton Variety – është në fakt mbi 12 milionë sesa ajo e Robert Pattison për Dior Home dhe 7 milionë e Brad Pitt për të promovuar Chanel No. 5.

banner

Që nga viti 2015, aktori i sagës Piratet e Karaibeve, i pritur më 16 maj në Kanë me Jeanne du Barry, filmi i Maiwenn që do të hapë festivalin, është fytyra e Dior Sauvage. Pavarësisht presionit ndaj Depp në vitet e fundit për betejën ligjore kundër Amber Heard, Dior nuk e largoi atë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy